Lifestyle

Ja çfarë do t’ju afrojë më shumë me partnerin

S’është nevoja ta përsërisim se komunikimi është thelbësor për një lidhje të shëndetshme. Eshtë ai që ndërton besimin dhe përforcon intimitetin emocional në çift. Një komunikim i mirë reflekton çiltërsi, ndershmëri dhe maturi. Partnerët, duke qenë dëgjues aktivë bëhen të ndjeshëm, prezent dhe përfshihen 100% tek ju dhe nevojat tuaja. Fillojeni me disa pyetje dhe specifikisht këto më poshtë. Nuk janë të thjeshta për t’u komunikuar, por të domosdoshme.

1.

Për çfarë je më shumë krenar nga lidhja jonë? Sipas mendimit tënd çfarë bëjmë më mirë ne bashkë?

Çfarë është diçka që do më shumë nga unë që të tjerët as që e vënë re fare?

3.

Më thuaj 3 gjëra që unë dhe ti kemi njësoj.

Si ke ndryshuar gjatë këtyre viteve të fundit?

Po unë të duket sikur kam ndryshuar?

Cili është kujtimi më i shtrenjtë që ruan nga ne si çift?

7.

Si e imagjinon që do të duket jeta jonë pas 5 vitesh? Po pas 15 vitesh?

8.

Çfarë mund të bëj unë që ti të ndihesh më i mbështetur?

9.

Çfarë do të doje të provonim në shtrat që të bën nervoz ta diskutosh?

10.

Më trego pak për seksin më të mirë që kemi bërë ne të dy. Çfarë e bënte kaq të mirë?

Burimi: Psikology Today

Foto: Freepeek