ShowBiz

Nga ribashkimi me Noizyn tek Keisi, Stresi flet për temat më ‘të nxehta’ të jetës së tij

Stresi në çdo dalje të tij është e pamundur që të mos shkaktojë zhurmë.

Në një intervistë për TAR ka prekur temat më të nxehta të jetës së tij.

Për sa i përkët ribashkimit me Noizyn, reperi shpreht:

‘Plasën, u mbytën. Është shumë e vërtetë që ne kemi patur ato zënkat tona. Unë jam 36 vjeç tani dhe imagjino si kemi reaguar 23 vjeç. Janë rrethana të ndryshme, çdo gjë ka ndryshuar. Njerëzit nuk kanë dashur kurrë që ne të jemi bashkë, këtë ta them me dorë në zemër. Po nuk ia dolën dot ata njerëz. Unë jam pro i çdo njeriu që pajtohet me dikë. Kanë kaluar kur kemi qenë adoleshentë, se tani jemi në një moshë që nuk mund të bëjmë asnjë gabim. Nuk ka gjë më të mirë se dy njerëz të pajtohen.

Pyetjet e kanë rikthyer tek raporti me Keisin, reperi u bëri thirrje mediave të mos pyesnin më sepse gjithçka ka marrë fund dhe secili ka jetën e vet.

Në një pyetje tjetër Stresi është pyetur për karakteristikat që dëshiron ti ketë vajza që do të jetë në krahun e tij.

‘Dua një vajzë shumë të zgjuar, një vajzë që punon fort për veten e vet, ka ekonominë e vet, nuk i nënshtrohet askujt në këtë jetë, goc tirone dhe një vajzë shumë familjare, shumë e thjesht’.

Linku: TAR

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=tHUYahRq96A&t=582s