ShowBiz

Nuk flasin! Diola zbulon më shumë për miqësinë e saj me Nitën

Diola ka qenë e ftuar së fundmi në Breaking ku përveç ecurisë së planeve profesionale nuk iu ka shpëtuar pyetjeve mbi Big Brother Vip.

Diola ka folur për martesën e Luizit dhe Kiarës duke e konsideruar si të përshpejtuar.

Unë e kam thënë dhe mendoj se është e nxituar sepse një çift duhet të njihen shumë më shumë. Për më tepër njerëzit kanë shumë ngjyra dhe është e pamundur ti njohësh në shumë kohë dhe jo në rrethana të tilla.

Dhe disa shoqëri që janë krijuar brenda nuk kanë vijuar sepse jo çdo gjë është reale.

Në momentin që ata të dy duhen kush jam unë për ti gjykuar. Aq më tepër nëse ka dashuri mes tyre. Unë nuk kam folur me asnjërin prej tyre,- u shpreh Diola.

Për sa i përket shoqërisë me Nitën që në shtëpinë vip u duk si shumë e afërt jashtë nuk është më e tillë.

Nitën nuk e kam takuar më, nuk jemi takuar nuk kemi folur me njëra-tjetrën për shkak të angazhimeve,-tha Diola.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=25pAzSHSRC8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dioladostiofficial/