ShowBiz

Tom Hanks humb durimin, ja çfarë ndodhi në tapetin e kuq

Aktori i njohur Tom Hanks ka një reputacion si një njeri ‘i sjellshëm dhe i mirë’ në Hollywood, por ai dukej se ishte i inatosur pasi u kap në kamera duke humbur durimin në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë.

Aktori 66-vjeçar u duk se kishte një debat të ashpër me një anëtar të stafit të festivalit teksa po ecte në tapetin e kuq me bashkëshorten Rita Wilson. Aktori i njohur u filmua duke i drejtuar gishtin punonjësit.

Anëtari i stafit duket se po përpiqej të qetësonte situatën. Më pas, Hackens dhe Wilson vazhduan në tapetin e kuq për të pozuar të buzëqeshur për fotografët. Pamjet e Tom Hanks të irrituar kanë bërë xhiron e internetit.

Gruaja e tij donte të rregullonte situatën dhe të shpjegonte se çfarë ndodhi në të vërtetë me anëtarin e stafit.

Në një postim në Instagram, aktorja shkruan: “Kjo quhet: “Nuk të dëgjoj”. Njerëzit po bërtasin. “Çfarë thatë? Ku duhet të qëndrojmë?” Por kjo nuk shet histori. Përpjekje e bukur. Kaluam një kohë të mrekullueshme’

Liknk: https://twitter.com/PageSix/status/1661342714074464260