ShowBiz
shpati nita

Shpati dhe Nita kapen mat bashkë, videoja ‘pushton’ rrjetin  

Nita Latifi dhe Shpat Kërleshi kanë qënë në fokus të mediave rozë dhe publikut teksa të dy ishin pjesë e “Big Brother VIP”.

Asokohe në rrjet aludohej se mes tyre kishte mundësi rikthimi tek njëri-tjetri, pasi dyshja e njohur kishin pasur kohë më parë një periudhë njohje.

Mirëpo teksa ata shijonin eksperiencën e tyre në formatin e shumëkomentuar, mes tyre u duk sikur ndjenjat nuk u rizgjuan.

Por mesa duket tjetër gjë po ndodh jashtë. Së fundmi një video po pushton rrjetin teksa Nita dhe Shpati shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Nuk dihet nëse është thjesht një takim apo një rikthim i mundshëm mes tyre.

Linku: https://www.tiktok.com/@welcome_to_albania_2/video/7236410933084441882?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7195487314231428613

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CsWg2fSN05w/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==