Diola Dosti u bë një figurë akoma më e njohur për publikun gjerë pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP”.
Së fundmi ajo ka qënë e ftuar në emisionin e pasdites “Ftesë në pesë” ku ka diskutuar së bashku me dy të ftuarit e tjerë Saina Mete, Fation Kuqari rreth një studimi.
Gjatë diskutimit është hapur tema e tradhëtisë për të cilën Diola është referuar vendimit që do të merrte duke u larguar partnerit që supozohet se e kishte tradhëtuar.
“Unë mendoj që në momentin që hyn një person tjetër, pra unë jam e para dhe ajo është e dyta, pra futet në mes, më mirë të mbajë të dytën.
Aman të keqen ia kam falur se nuk e dua fare.
Pra në momentin që bën një zgjedhje tjetër dhe unë investoj kaq shumë te vetja ime, në integritetin tim e për trajnime dhe ai zgjedh dikë tjetër… merre se ta kam falur”, përfundoi ajo.
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/CsjWcDQNe4T/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==