ShowBiz

Shtëpia e tyre u përfshi nga flakët, Mihrije Braha zbulon çfarë ndodhi

Shtëpia e Mihrijes dhe Naimit u përfshi nga flakët pak ditë më parë. Këngëtarja ka qenë e ftuar në një lidhje direkte për ‘Shqipëria Live’ ku ka zbuluar më shumë detaje për këtë ngjarje.

‘Ditët e para ishim të traumatizuar. Kjo ishte me të vërtetë ironizuese ne ishim në Top Channel dhe sapo përfunduam intervistën morëm njoftimin nga vëllai se shtëpia ishte përfshirë nga zjarri. Gjatë xhirimeve kisha një ndjesi jo të mirë. Jemi mirë, jemi shëndosh por shtëpia është djegur më tha im vëlla.  Ata kishin përjetuar një dramë të madhe.

Djali dhe nusja kanë qenë në banesë, ata kanë tentuar të shuajnë zjarrin por nuk ia kanë dalë dhe kanë shkuar instancat përkatëse.

Gjatë rrugëtimit nuk i tregova Naimit sepse sdoja ta shqetësoja sepse ishim për rrugë. Më pas ai e mori vesh në kufi.

Faji ka qenë i imi pasi kisha marrë një kabull dhe e kisha vendosur tek dhoma ime ku e para ka marrë flakë gardëroba. Por fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz, u shpreh këngëtarja.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=jBJlltdkmfY

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CsqmdKko73z/