ShowBiz

‘Kam hequr dorë nga dy projekte’, Almeda zbulon çfarë nuk i toleron Tolgahan

Aktorja Aalmeda Abazi ka qenë e ftuara e rradhës ‘Në Kurthin e Piter Pan’.

Ajo është përballur me disa pyetje speciale nga paneli i gazetarëve të vegjël.

Almeda ka ardhur me një rrëfim special që nga njohja me Tolgahan tek xhelozia e partnerit dhe emocionet e mëmësisë.

Almeda tregoi se Tolga nuk e ka pasur të lehtë ta bëjë për vete Almedën.

‘Kishim të dy të njejtin rreth shoqëror e papritur pëlqyem njeri-tjetrin. Ishte diçka reciproke. Ai është munduar shumë në fillim sepse unë kam patur ‘murin’ tim dhe nuk e kisha mendjen tek dashuria e tek lidhjet. Isha e fokusuar në karrierë, por me shumë mundime, Tolga ma prishi mendjen!’- u shpreh Almeda.

Ajo po ashtu rrëfeu emocionet e mëmësisë.

‘Isha shumë e emocionuar për ardhjen e bebit në jetë. Të gjithë më thonin të mos qaja sepse çdo gjë shkoi shumë mirë. Por ishin lotë lumturie, e kam qarë më shumë se bebi vetë.’

Në një moment tjetër Almeda u ndal tek xhelozia në çift. Ajo tregoi se për shkak të xhelozisë shpesh i është dashur të heqë dorë nga disa projekte me skena dashuri.

‘Kam patur dy projekte shumë të mira për telenovela, ishte skenar shumë i bukur në fakt, por Tolga nuk e pranoi sepse kishte shumë skena dashurie. Ai toleron shumë gjëra, por këtë gjë nuk e pranon,’- ka treguar ajo.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=MlhuhYXBW5k

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/tolgahan_almedaa92/