Maestro është kthyer në një nga personazhet më të zhurmshëm pas pjesmarrjes në Big Brother Vip.
Së fundmi ai ka qenë i ftuar në ‘Më lër flas’ ku ka zbuluar si qëndron e vërteta e largimit të tij nga Teatri i Operas dhe Baletit.
‘Jam ende pa punë në Institucionin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Qëlloi një situatë dhe periudhë paksa e ndërlikuar se ishin zgjedhjet dhe nuk kisha mundësi të rifilloja përsëri. Duke qenë se kishte mbaruar afati lejes që unë kisha kërkuara, automatikisht drejtoria apo administrata zbatuan ligjin për të më pezulluar nga puna.
Për të arritur qëllimet në jetë duhet të sakrifikohesh. Qëllimi im të njihesha më shumë në publik që kishte një shikueshmëri të jashtëzakonshme, por edhe për të përçuar disa vlera familjare apo njerëzore që nuk po i përmend sepse besoj janë vënë re brenda shtëpisë’-tha Armaldo.
Për sa i përket raportit me banorët Armaldo tha se me Kristin nuk ka një marrëdhënje të mirë. Ndërsa për Luizin tregoi se kanë komunikim.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Z8sM15G_jYw
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CsmLDrkt0-y/