ShowBiz

“Është arrogante”, Antoneta Koçi nuk e kursen aspak Kiarën

Antoneta Koçi u bë e njohur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen e saj në emisionin e dashurisë “Përputhen”.

Edhe pas përfundimit të asaj eksperience Antoneta nuk iu nda ekranit duke u shfaqur herë pas here nëpër emisione të ndryshme. Ajo ka qënë gjithashtu edhe pjesë e formatit të njohur “Big Brother VIP”.

Së fundmi e ftuar në emsionin “D-Night” Antoneta ka rrëfyer si rrallë herë të pa thëna nga jeta e saj.

Ndër të tjera ajo ka ndarë opinionin e saj lidhur me Kiarën për të cilën u shpreh jo shumë e kënaqur me sjelljen e kësaj të fundit kundrejt saj.

“Kiara në thelb nuk mendoj se është vajzë e keqe, thjesht i fluturon mendja shumë shpejt. Pra, bëhet mendjemadhe shumë shpejt.

Dhe është arrogante. Mua për shembull ta them tani më ka ndodhur në një nga situatat që kemi qenë me xhirime në Big Brother që kundrejt disa personazheve kishte një qasje sikur ishim publik.

Nuk kishte atë respektin që duhet të kesh për dikë që e njeh. Pavarësisht se në një moment mund të kesh shumë popullaritet, jetës nuk i dihet asnjëherë.

Në një moment mund të jesh më e kërkuara, në një moment mund të jesh e harruara. As kokën nuk e ktheu për të përshëndetur njeri, thjesht shkoi te dy-tre personat që qëndron gjithmonë.

Mendoj se herë-pas-here sillet në mënyrë të tillë që të pëlqehet, bën gjëra që do publiku.”-tha ajo.

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CsCIjqrt97F/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==