ShowBiz

“Nuk e shikoja veten me një shqiptar”, Cindy Marina zbulon si ia rrëmbeu zemrën Genar Topalli

Modelja e njohur Cindy Marina ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”.

Gjatë intervistës ajo u është përgjigjur pyetjeve ngacmuese të vogëlushëve të cilët nuk kanë lënë pa përmendur partnerit e modeles.

Një nga fëmijët e pyeti Cindy-n se si ia ka rrëmbyer zemrën djali i ish-politikanes. Kaq ka mjaftuar që modelja të hap zemrën dhe të tregoj se çfarë e tërhoqi tek Genari.

“Në fakt ky ishte vërtetë viti i shkodranëve. Marrëdhënia me Genarin ishte e papritur, s’e kisha parë veten me një djalë shqiptar sepse jam lindur e rritur në Amerikë. Por Genari është i veçantë, ka shumë vlera. I besoj shumë, e arriti që të më vidhte jo vetëm mendjen, po edhe zemrën.

Është shumë i dashur, e shpreh shumë dashurinë dhe kjo është gjëja më e bukur. Është shumë inteligjent dhe unë gjithmonë mësoj nga ai, kjo është dhe arsyeja se pse e dashuroj”, ka treguar Cindy.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CrToSTRqzCP/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

https://youtu.be/IRKXnzMchDs