ShowBiz

E paragjykuan për rikthimin në punë pas lindjes, Neda nuk përmbahet

Neda Balluku është bërë nënë për herë të tretë pak muaj më parë.

Pak ditë pas lindjes Neda i është rikthyer ekranit si opinioniste në Për’Puthen dhe ndjekësit e kanë sulmuar për këtë vendim.

Pas disa komenteve paragjykuese Neda ka reaguar ashpër në llogainë e saj të Instagramit.

‘Ju thjesht i doni gratë në shtëpi. Për cilëndo arsye. Nëse është shtatzënë, apo lehonë. Nëse është me fëmijë të vogël apo si lopë kur i thoni ju. Nëse është me gji apo pa gji. Nëse punon në shtet apo në Top.

Ju thjesht preferoni që të gjitha të jenë siç jeni vetë; aq të dështuara se nuk ditët kurrë të ngriheni mbi diktimet që ju ka bërë vjehrra e fisi i burrit apo injoranca e trashëguar nga rraca ku keni lindur prej të cilave jeni plasur në shtëpi me vite.

Kur keni qenë nuse keni qenë nën hyqmin e vjehërrisë. Kur ishit gra nën humorin e burrit që ju ka patur vetëm që ta lani, shplani e t’ju lërë me barrë. Se mundësisht puthjet e dashurinë e madje edhe lekët e shtëpisë i linin diku tjetër me të tjera. Dhe në pleqëri jeni nën urdhrat e kalamajve të kalamajve, sepse domosdo do i mbani e rritni sepse keni lindur për të shërbyer. Të gjitha këto i ndjeni si handikap tek vetja dhe derdhni këto perla në Instagram. Dhe merreni me Nedën, me gocën e Nedës, burrin e Nedës, këpucët e Nedës dhe mitrën e Nedës.

Vazhdoni motrani! Prej jush më vazhdon rroga’, shkroi Neda

Linku: https://www.instagram.com/p/Csv0Up-tT2i/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Csv0Up-tT2i/