Aktori i humorit Elvis Pupa së fundmi ka thumbuar reperët shqiptarë teksa në një video në Instagram është shprehur:
“S’e marr vesh, fillon kënga me gjuhë letrare pastaj kalon në dialekt kosovar, pastaj në anglisht. Ka disa edhe spanjisht… Nuk i marr vesh çfarë duan të thonë edhe “gjella turli “ e ka më shumë ‘dinjitet’ nuk pranon kaq shumë përzierje.” -thotë aktori i njohur.
Nuk dihet ende se për cilin reper e ka këtë thumb Visi por duket që ka përfshirë të gjithë artistët që bëjnë muzikë me rrymë rep.
Burimi: Tik Tok
Foto; Instagram