ShowBiz

‘Graciano ka tentuar ta puthë’, ja si reagoi Argjira pas deklaratës së Nitës

Nita Latifin pas daljes nga shtëpia vip e kemi parë të shkaktojë zhurmë kudo në media me reagimet e saj.

Në daljen e fundit këngëtarja ka befasuar me deklaratën e saj ndaj Graciano Taganit.

Një ndër pyetjet që ra më shumë në sy ishte se cili nga personazhet e njohur e ka ngacmuar apo i ka dërguar mesazh dhe përgjigjen nuk e priste njeri!

Nita tha emrin e Graciano Taganit, duke treguar se ai ka tentuar ta puthë në kohën kur kanë qenë në ‘Star Academy’.
Ndërkohë, e dashura e Gracianos, Argjira Spanca, e cila ishte prezente në studio, tha se nuk është aspak problem, pasi në atë kohë s’ka qenë pjesë e jetës së tij.

Për sa i përket jetës private pas Big Brother, Nita është përfolur për një raport me Shpatin por nga ana e tyre nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=-qqwT4-e

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/nitalatifii/