Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë një nga çiftet më të dashur dhe të komentuar të ekranit shqiptar.
Prej shumë vitesh së bashku, dyshja e njohur ka vendosur të kurorëzoi dashurinë me një ceremoni madhështore.
Dasma pritet të mbahet në Itali në Lake Como.
Mirëpo edhe pse prej kohësh ata shihen të shkojnë shumë shpesh në vendin fqinj, pasi janë duke u marrë me përgatitjet e fundit, ende nuk ishte konfirmuar një ditë kur do të mbahet ceremonia.
Por burime për Vip Magazine, kanë bërë të ditur se dasma do të mbahet në datën 17 qershor.
Pritet që ky lajm të konfirmohet zyrtarisht edhe prej çiftit.
Linku: Vip Magazine
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CXgfYbcoRJac7efS1lQf2bGwN4mXAtIUoaAqaE0/