ShowBiz

Khloe Kardashian i rikthehet romancës me Tristan Thompson?

Modelja e njohur, Khloe Kardashian dhe ish-basketbollisti Tristan Thompson po vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë superiore në rolin e prindërve për fëmijët e tyre.

 Por, kjo nuk do të thotë asesi se ata janë kthyer për të përjetuar një romancë, ani pse spekulimet e kësaj natyre në mediat sociale së fundmi kanë qenë goxha të mëdha, shkruan TMZ, transmeton AlbanianPost.

Kështu bëjnë të ditur burime pranë dyshes, të cilët kanë zbuluar se ata po vazhdojnë të operojnë ashtu siç kanë qenë prej muajsh, si bashkëprindër, derisa kanë zbuluar se Tristan jeton pranë shtëpisë së Khloe, kështu që ata po kalojnë shumë kohë së bashku.

“Mos harroni, ata tani kanë dy fëmijë të vegjël dhe na është thënë se është e rëndësishme për Khloe që fëmijët të kalojnë sa më shumë kohë me Tristanin”, tha një prej burimeve pos tjerash

 Dyshja i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, për shkak të disa skandaleve mbi akuzat për tradhëti të Thompson ndaj vajzës së familjes Kardashian, të cilat rezultuan të pafalshme nga ana e kësaj të fundit.

Linku: Daily Mail

Foto; Instagram