ShowBiz

“Pasha N’Club”: Eventi ekskluziv i VIP-ave ku modernja dhe tradicionalja u shkrinë në një 

Acromax media organizoi para disa javësh eventin premierë të promovimit të muzikës “Pasha Në Club” nga Dj. Dalool, Avaxus dhe Ethnically Plugged, në një nga clubet më të frekuentuara të Tiranës, Lost Club.

Në këtë party/event organizimi u ideua duke ndërthurur elementin tradicional me elementin modern.

Acromax u sigurua që kjo ide të ekzekutohej saktë deri në detajet më të vogla.

Duke u nisur nga arredimi i clubit ku kishte disa cifteli të varura në tavan, e deri te balerinat që do të performonin, të cilat ishin veshur me një jelek tradicional.

Ndër të ftuarit që morën pjesë në feste nga bota e medias mund të permendim: Sinan Hoxha ka qenë i pranishëm me partneren e tij Andrra Destanin. Soni Malaj, West Side Family, Keisi Medini, Alfred Sula, Leo El, Olsa Toqi, Irma Libohova, Sara Kolami, Belinda Dragot, Elio Shuli, Anaid Kaloti, Fjodora Fjora, Clevioli, Ervin Kurti, Serena Sula, Eni Shehi, Eraldo Rexho, Klinton Zeqiri, Ermal Peçi, Sindi Marina, Ester Bylyku, Gigliola Haveriku, Ksenja Shoshaj, Arinda Gjoni, Ana Gjini, Mateos Frroku, Xhensila Pere, Andi Vrapi e shumë të tjerë.

Për këtë event u diskutua dhe në emisionin “Ditë pas Dite me moderatore Fjodora Fjora ku i ftuar ishte themeluesi i Acromax, Aldor Nini. Në studio u diskutuan tematika të ndryshme, por eventi “Pasha Në Club” ishte një nga ato që ka ngjallur me shumë kuriozitet për teleshikuesit. Një nga surprizat më të veçanta të kësaj mbremjeje ishte prezenca e fenomenit viral të tik-tokut, Serena Sula, e cila bëri një performancë dinamike.

E njohur per kërcimin e saj twerk, Serena hyri në dyert e eventit e veshur si nuse, dhe doli prej tyre e veshur si nje strip dancer. Kjo performancë ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjet, duke e bërë “Pasha N’Club”, eventin më të përfolur të momentit.

Linku: Acromax Media

Burimi i fotos: Acromax Media