ShowBiz

Surpriza speciale e CEO-s së Acromax për partneren e tij, temë në TV Klan

Si rrallë herë drejtuesi i Acromax, Aldor Nini i ftuar ne emisionin “Shije Shtëpie” ne TV Klan, ka ndarë me publikun disa detaje nga jeta e tij personale. Tema e diskutuar në studio ishin dhuratat që duhet apo nuk duhet ti bëjmë të afërmve apo miqve tanë.

Një nga suprizat qe ai ka zgjedhur te vecojë ishte supriza e organizuar për partneren e tij.

Edhe pse i mbushur me angazhime Aldori u kujdes qe ky organizim të ishte perfekt deri ne detajet më te vogla. Sipas tij, vlera e nje dhurate përcaktohej jo nga shuma monetare, por nga emocioni që dhurohet si një kujtim i bukur që mbetet gjatë.

Surpriza konsistonte që arredimin e ambientit me element romantik për ta bërë këtë natë sa më te paharrueshme dhe magjike. Trëndafila të kuq te varura nga tavani dhe petale kudo, një darkë romantike nën tingujt e një violincelo në sfond, mund të themi se kjo do të ishte dhurata e ditëlindjes që do të ëndërronte cdo vajze. Në ambientin e dekoruar nuk mungonin as dhurata të cilat janë një kujtim sentimental të cilat mund ti ruash përgjithmonë.

“Kam krijuar skena filmash vetëm që ajo të mos e priste kete surprizë”: u shpreh Aldor Nini duke specifikuar që ky organizimin ishte totalisht i papritur për partneren e tij, duke i dhene kështu një efekt akoma më special.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=P414IIKeJqU

Burimi i fotos: acromax