ShowBiz

Tuna shfaqet atraktive në fotografitë e reja, merr vëmendje me barkun e tonifikuar

 

“Vitet janë vetëm numra”, dhe këtë më së miri e dëshmon këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Altuna Sejdi, e njohur si Tuna.

Ylli i hitit “Fenix” tanimë duket të jetë goxha aktive në mediat sociale, derisa me ndjekësit e saj po ndanë imazhe nga më të ndryshmet.

Tuna, njëjtë veproi edhe së fundmi, teksa ka publikuar disa imazhe me poza atraktive, ndërsa veshja e saj përfshinte një palë xhinse dhe një bluzë të shkurtër.

Fokus të veçantë në fotografitë e publikuara ka marrë barku i Tunës i super tonifikuar, veç se e njëjta u komentua edhe për rënie në peshë.

Përndryshe, ky vit ka nisur mirë për artisten, e cila para pak kohësh ka publikuar bashkëpunimin me rep artistin Cozman.

“I huj” ishte video projekti muzikor që ri-solli bashkë dyshen e famshme dikur dhe i njëjtë u prit mirë nga audienca, e që aktualisht numëron afro 10 milionë klikime në YouTube.

Kujtojmë se Tuna numëron edhe dy bashkëpunime të tjera me Cozman që rezultuan shumë të suksesshme. Në vitin 2015 ata publikuan këngën “Holla” që deri më tani është klikuar afro 15 milionë herë, teksa kurorën e hitit më të madh për të dy artistët e mbanë akoma hiti “Fenix” i vitit 2013, i cili është shikuar në YouTube afro 50 milionë herë.

Burimi: https://www.instagram.com/p/Cs62eT_NXkC/