ShowBiz

Ceremoni në ditëlindjen e të birit, Klea Huta na ëmbëlson me dedikimin special për Krid

Klea Huta dhe Elgit Doda priten që të kurorëzojnë dashurinë ditën e sotme.

Burime pranë tyre kanë konfirmuar se ceremonia e dasmës do të mbahet në Livadh, Himarë.

Mirëpo kjo ditë shënon edhe një datë tjetër të veçantë për familjen e dyshes së njohur.

Biri i tyre Krid sot feston 3 vjetorin e tij të lindjes.

E këtë përvjetor babi Elgiti dhe mami Klea kanë vendosur ta bëjnë më të veçantë duke i dhuruar kujtime të bukura me momentet e dasmës.

Gjithashtu nuk kishte si të mos mungonte një dedikim special për Krid nga Klea.

Në një foto me të birin moderatorja e njohur shkruan:

“Për ty, sot, nesër dhe gjithë jetën. Gjithçka nesër do të jetë vetëm për ty.

Kur të rritesh mami dhe babi të kanë lënë kujtimin më të bukur në jetë dhe nuk do doja asgjë vetëm që të plakem bashkë me babin e ti shohim bashkë me ty ato momente.

E paç jetën e gjatë dhe të ndritur drita syve të mi. Gëzuar ditëlindjen shpirt i mamit”.

 

Linku: https://www.instagram.com/stories/kleahuta/3117333548397392975/

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/ChDHgegjg-W/