1.Ai kurrë nuk ndahet nga telefoni i tij, as kur shkon në tualet. Nëse sheh që i afrohesh telefonit të tij, ai fillon të bëhet nervoz dhe e merr atë nga duart tuaja.
2.Kur nuk jeni së bashku, ai shpesh e ka të fikur telefonin.
Ai ju tregon se është pa bateri dhe është e çuditshme që as ai dhe as të tjerët nuk kanë një karikues me vete.
3.Kur lexoni mesazhet e tij në chat, qoftë në Facebook, WhatsApp ose Skype, ju duket se fjalitë janë të pakuptimta, sikur copa të ndryshme mungojnë. Ndoshta, sepse ai ka fshirë mesazhet.
4.Kur e pyesni se si e kaloi ditën, ai duket si në panik dhe shpesh thotë frazë:”Nuk më kujtohet”.
5.Tregon për disa miq të vjetër që ju nuk i njihni dhe papritur dalin në sipërfaqe.
Në disa raste shfaqen edhe miq të vjetër për të luajtur futboll në mbrëmje dhe angazhime të tjera të çuditshme.
6.Kur është me ju, ai është i patolerueshëm, krijon zënka dhe nuk mban asnjë përgjegjësi.
7.Kur jeni së bashku, ai nuk është nervoz, por është i mërzitur. Nuk tregon interes për ju.
8.Në shtrat është ndryshe, nuk merr më iniciativën që t’ju bëjë të lumtur.
9.Nëse i tregoni atij për dyshimet tuaja, edhe pa e akuzuar drejtpërdrejt, direkt mbrohet dhe ju akuzon, duke ju bërë të ndiheni fajtore.
10.Ju doni të flisni për shqetësimet tuaja, por ai nuk ishte në gjendje as t’ju vështronte në sy dhe jo më t’ju dëgjonte. Nëse partneri juaj bën ndonjërën nga këto sjellje duhet të filloni të dyshoni dhe të merrni një vendim serioz.
Linku: https://www.stylecraze.com/articles/signs-he-is-seeing-someone-else/
Foto: Freepek.com