Lifestyle

Parashikimi i motit, 7 qershor 2023

Sipas MeteoAlb, do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa në territorin shqiptar; duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë orëve të paradites, por orët e padites sjellin grumbulllim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në Qarqet, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku priten edhe mini-stuhi breshëri.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin sërisht përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com