Filmi i këngëtares dhe aktores latine, Jennifer Lopez në Netflix, “The Mother”, është bërë një nga filmat më të shikuar të të gjitha kohërave në faqen e transmetimit.
“The Mother”, i cili paraqet Lopez si një ish-ushtare apo vrasëse duke u ndjekur nga FBI, aktualisht është në vendin e tetë në top 10 filmat më të shikuar të Netflix – me mbi 229.3 milionë orë shikimi në total në kohën e shkrimit.
Renditja bazohet në 28 ditët e para që nga premiera, që do të thotë se “The Mother” ka ende kohë për të kapërcyer “The Adam Project” dhe “Extraction”, të cilat zënë vendin e gjashtë dhe të shtatë me respektivisht 233 dhe 231 milionë orë shikimi.
“The Mother” më parë theu rekordet për filmin më të shikuar të vitit 2023 në debutimin e tij, duke u shikuar për 83.71 milionë orë gjatë fundjavës së hapjes.
Në filmin e saj, Jennifer Lopez luan rolin e një vrasëseje vdekjeprurëse me një qëllim të përsosur, e cila detyrohet të japë fëmijën e saj për birësim për ta mbajtur atë të sigurt nga bashkëpunëtorët e rrezikshëm.
Pasi u fsheh në Alaskë për më shumë se një dekadë, Lopez mëson se vajza e saj Zoe (Lucy Paez) mund të jetë në telashe, çka e bënë atë ta ushtrojë fuqishëm në gjuajte me armë.
Krejt në fund të filmit, pas shumë sfidash e pengesash, nënë e bijë arrijnë t’i mposhtin të gjithë kundërshtarët dhe t’i rikthehen jetës normale.
Linku: https://finance.yahoo.com/news/mother-starring-jennifer-lopez-one-200733254.html