Marsela Çibukaj prej vitesh tashmë është duke shijuar lidhjen e dashurisë me artistin e njohur, Vitmar Basha.
E ftuar së fundmi në emisionin e pasdites “Rudina”, moderatorja nuk ka hezituar t’i drejtoi asaj pyetjen që ia Marselës ia bëjnë të gjithë e që ka të bëjë me dasmën.
Këngëtarja e njohur, fillimisht është kthyer me shaka duke u shprehur se sipas saj dasmat sot kushtojnë shumë ndaj më mirë një udhëtim.
“Po me kaq sa po kushtojnë dasmat… më mirë po i shpenzojmë në udhëtime”.
Më pas ajo tregoi se e ka menduar së bashku me partnerin, por pa dhënë më shumë detaje lidhur me kohën kur do të kurorëzojnë dashurinë e tyre.
“Ia vlen gjithmonë të festosh, jeta duhet celebruar, çdo ditë që na dhuron Zoti dhe çdo festë është mëse e arsyetuar që të bëhet dhe, pse jo, edhe për të celebruar dashurinë. Ne jemi marrë më tepër më pjesën e punës dhe të jetojmë njëri-tjetrin ashtu siç jeta sjell. Nuk mund të themi që nuk e kemi menduar, pse jo, edhe mund të vijë edhe një festë e bukur për njerëzit që na duan…”, është shprehur artistja.
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/Csty6-loH_N/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==