Arbër Hajdari tashmë është një personazh i njohur dhe tepër i dashur për publikun shqiptar.
Prej dy sezonesh ai ka qënë një prej opinionistëve të formatit “Big Brother VIP”.
Së fundmi ai ka qënë i ftuar në emisionin “S’e luan topi ku ka ndarë me publikun rrëfime nga jeta e tij personale dhe jo vetëm.
I pyetur nga moderatorja e emisionit se cilën zgjedh midis dy bashkëopinionisteve të tjera që kanë qënë pjesë e BBV 1 dhe 2, Arbëri nuk ka hezituar për përgjigjen.
Ai menjëherë ka zgjedhur Zhaklinë Lekatarin duke shpjeguar arsyen.
“Zgjedh Zhakun…kam kaluar më mirë me Zakun, e kam pritur, kemi kaluar shumë orë edhe jashtë studios duke diskutuar për gjëra të ndryshme që kanë të bëjnë me shoqërinë, por mendoj se me Zhakun ia kam kaluar më mirë”, u përgjigj Arbri.
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/Co8Zwa8IeBw/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==