ShowBiz

Diola Dosti sqaron deklaratën e saj për romancën Luiz-Kiara

Diola Dosti është një nga figurat e njohura për publikun shqiptar.

Pas eksperiencës në “Big Brother VIP” çdo deklaratë e saj tërheq vëmendjen e mediave rozë.

E ftuar në emisionin “E diell” ajo ka sqaruar një deklaratë që ka dhënë për çiftin Luiz-Kiara.

Ajo ka sqaruar se nuk ka dyshuar ndonjëherë në dashurinë e tyre, por sipas saj marrëdhënia do kohë përpara se të kurorëzohet në martesë.

“Nuk e kam thënë asnjëherë që nuk e besoj dashurinë e tyre. Nuk është e vërtetë.

Edhe kur kam qenë aty brenda e kam thënë që do doja që një mashkull të më shikojë siç e shikon Luizi Kiarën. Këto janë të faktuara edhe me video.

Kur kam dalë jashtë kam thënë që martesa e tyre është e shpejtuar se për të njohur gjërat e njëri-tjetrit duhet më shumë kohë.

Unë nuk dyshoj në dashurinë, unë thjesht dua që çdo çift të ketë kohën për të njohur njëri-tjetrin”, u shpreh Diola.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Crof6wnNO-n/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==