ShowBiz

‘Do vendos bombë në shtëpinë e saj’, Taylor Swift kërcënohet nga një fans

Edhe Taylor Swift, bie pre e përndjekjes nga persona të rrezikshëm.

Mitchell Timbel, u arrestua nga autoritetet pasi filloi të kërcënonte se do të hidhte në erë shtëpinë e yllit të famshëm të popit me bombë nëse nuk do të lejohej të takonte “shpirtin binjak”.

Autoritetet u alarmuan kur gjetën një mesazh ku thuhej se ndjekësi i këngëtares ‘do të vinte me kënaqësi një bombë nëse nuk mund ta takonte’.

Kërcënimet e Timbel nuk ishin drejtuar vetëm ndaj Swift-it, por edhe ndaj anëtarëve të familjes së saj dhe atyre më të afërt. Më shqetësuesja nga të gjitha, sipas raportimeve, ai kishte bërë një fluturim nga Long Beach për në Nashville, Tennessee, ku ndodhet shtëpia e këngëtares.

Ai u dëbua nga rezidenca dhe iu ndalua të blinte bileta për koncertin. Megjithatë, ai arriti të fitonte akses përmes një pale të tretë.

Më pas sigurimi e pa dhe e pengoi të hynte në pronën e Taylor Swift. Pas hetimeve u zbulua se ky person është i njohur për autoritetet, pasi është përballur edhe me akuza të tjera.

Linku:https://www.marca.com/en/lifestyle/celebrities/2023/06/12/6486b47f22601ded668b45ed.html

Foto: https://www.instagram.com/taylorswift/