Lifestyle

Parashikimi i motit, 12 qershor 2023

Sipas MeteoAlb, do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike në territorin shqiptar; duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë orëve të paradites, por orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë vendin, më të dukshme në qarqet, Kukës, Shkodër dhe qarkun e Korccës ku priten edhe mini-stuhi breshëri.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit, por mesdita nuk do të sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com