ShowBiz

Lindsay Lohon nënë për herë të parë

Aktorja amerikane, Lindsay Lohan ka zbuluar entuziazmin e saj për t’u bërë nënë, duke ekspozuar me shumë krenari barkun e rrumbullakosur të fryrë nga shtatzënia.

Ylli i “Mean Girls”, 36 vjeçe, është shfaqur në kopertinën e revistës Allure duke pozuar me dorë mbi stomak si dhe e veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona të së njëjtës ngjyrë.

“Mezi pres të shoh se çfarë ndjesie është dhe si është të jesh thjesht nënë. Lot lumturie”, ka thënë ajo, duke zbuluar se së fundmi ishte pushtuar nga emocionet.

“Megjithëse tani, ndoshta është një emocion i foshnjës. Është dërrmuese në një mënyrë të mirë e pozitive”, ka shtuar aktorja.

Duke qenë se do të bëhet nënë për herë të parë, disa këshilla ishin të nevojshme – të njëjtat duket se ka preferuar t’i marrë nga aktorja dhe autorja për fëmijë, Jamie Lee Cutis.

Lindsay Lohan dhe partneri i saj, ekonomisti Bader Shamus ishin fejuar në nëntor të vitit 2021 dhe më vonë u konfirmua edhe martesa e çiftit.

Linku: https://www.hellomagazine.com/healthandbeauty/mother-and-baby/495022/lindsay-lohan-transforms-glamorous-mom-to-be-new-stunning-photos/

Foto: https://www.facebook.com/photo?fbid=824875079009922&set=a.269766071187495