ShowBiz

Nicki Minaj bie pre e ‘talljeve’, përballet me policinë pas akuzave të rënda për të birin

Reperja e njohur, Nicki Minaj dhe familja e saj ra pre e disa ‘talljeve’ javën e kaluar kur dikush thirri policinë duke pretenduar rrejshëm se ajo po abuzon me fëmijën e saj.

“Telefonuesi anonim kishte njoftuar shërbimet e fëmijëve se djali 2-vjeçar i Minajt po abuzohej, gjë që bëri që policia të shfaqej në shtëpinë e reperes në L.A”, tha një burim ligjzbatues për TMZ.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit folën me Minaj dhe bashkëshortin e saj, Kenneth Petty, në vendngjarje dhe pas ekzaminimit të fëmijës, i cili nuk shfaqte shenja abuzimi, përcaktuan se ishte thjesht një shaka ‘prank’.

Disa orë më vonë, një tjetër telefonues thirri sërish 911 dhe njoftoi se shtëpia e Minaj ishte në zjarr, raportoi gjithashtu TMZ.

Zjarri u kuptua shpejt si një tjetër tentativë talljeje, duke e detyruar Minaj të punësojë një avokat për të mbajtur përgjegjësi për këto prank-e.

Linku: https://nypost.com/2023/06/11/nicki-minaj-gets-swatted-by-callers-who-claimed-her-2-year-old-son-being-abused-fire-at-her-la-home/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CsPJkMsS3tc/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==