ShowBiz

Dyshohej për raportin e tij me familjarët, Luizi publikon foto me ta dhe jep mesazhin e fuqishëm

Luiz Ejlli është një nga personazhet më të dashur dhe të komentuar të momentit.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP”, Luizi ka fituar zemrat dhe vëmendjen e publikut shqiptar

Eksperienca e tij në formatin e shumëkomentuar u shoqërua në rrjet edhe me përfshirjen e familjarëve ku jo rrallë herë u komentua mbi raportin e tyre me Kiarën, tashmë partnerja e këngëtarit.

Mirëpo së fundmi Luizi është duke u angazhuar me disa koncerte në Amerikë, vend ku jetojnë prej kohësh motra dhe nëna e tij.

Këngëtari ka surprizuar ndjekësit, pasi ka postuar një foto me motrën dhe partnerin e saj, i cili ka qënë gjithashtu pjesë e njërës prej surprizave të Luizit teksa ky i fundit ndodhej brenda shtëpisë së famshme.

Krahas fotos me ata Luizi ka bërë një shkrim që përmban një mesazh tepër të fortë.

“Familja ime është jeta ime dhe gjithçka tjetër vjen e dyta për sa i përket asaj që është e rëndësishme për mua”, shkruan ai duke hedhur poshtë të gjitha aludimet lidhur me raportin e tij me familjarët.

Linku: https://www.instagram.com/stories/itsluizejlli/3124436308520865352/

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CrlyzOWodJu/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==