Dita botërore e dhurimit të gjakut mbahet çdo vit në 14 qershor.
Kjo date shihet si një fushatë e cila ka për qëllim ngritjen e alarmit në mbarë botën për nevojën për gjak dhe dhurues vullnetarë të gjakut në sistemet shëndetësore kombëtare. Kjo ditë gjithashtu ofron mundësi për tu bërë thirrje për veprim qeverive dhe organeve shëndetësore kombëtare për të siguruar resurse adekuate dhe për të vendosur një sistem dhe një infrastructure më productive për rritjen e nivelit të grumbullimit të gjakut.
Gjaku i sigurt dhe produktet e sigurta të gjakut dhe transfuzioni i tyre janë një aspekt kritik i kujdesit shëndetësor dhe shëndetit publik.
Kjo fushatë sensibilizuese shpëton me miliona jetë dhe e përmirësojnë shëndetin dhe cilësinë e jetës të shumë pacientëve për çdo ditë. Nevoja për gjak është universal ku rritja e numrit të personave që kanë nevojë për sa vjen dhe bëhet më e madhe në rang global.
Linku: https://shendetesia.gov.al/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/search/blood%20donation/