ShowBiz

Albi Nako zbulon lidhjen e re, i bën dedikimin e çuditshëm partneres

Albi Nako është një nga keorografët më të njohur për publikun.

Ai ndër vite ka qënë në vëmendje të mediave rozë për jetën e tij private.

Megjithatë së fundmi Albi ka vendosur të jetë disi më i rezervuar për sa i përketë anës sentimentale.

Së fundmi ai ka qënë i ftuar në emisionin “S’e luan topi” ku ka zbuluar ndër të tjera se është në lidhje dashurie, por pa dhënë më tepër detaje.

Ka qënë më pas moderatorja e emisionit ajo e cila i ka kërkuar të bëjë një dedikim të dashurës së tij përmes kamerave.

Ndërsa ka qënë duke u bërë gati, Albi ka befasuar.

Ai ka shkelur syrin dhe ka thënë vetëm emrin “Tomi”.

“Jam bërë supersticioz kur bëhen dedikime. Nuk e di pse. Është sikur të hanë më sysh, ti mbajmë ca gjëra për vete”,

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BjkIQaxn1NT/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==