ShowBiz

Nuk ishte i pranishëm, Luiz Ejlli tregon merakun për dasmën e Arbanës dhe Eduartit

Luiz Ejlli nuk ishte i pranishëm në dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj që u zhvillua ditën e djeshme.

Momentalisht këngëtari ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u marrë me angazhimet e tij nëpër koncerte.

Së fundmi ai ka reaguar në lidhje me dasmën e moderatores së njohur duke zbuluar se çfarë i ka ngel merak nga ceremonia.

Përmes një videoje ai ka komentuar se si do të dukej momenti i suspancës kur Arbana do të pyetej nëse dëshiron ta marrë Eduartin për burrë.

Linku: https://www.instagram.com/stories/itsluizejlli/3127412971354054456/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/itsluizejlli/