ShowBiz

Bëri shqiponjën teksa performonte, Bebe Rexha qëllohet me telefon nga fansi

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka rënë përtokë pasi është goditur në kokë nga telefoni i një fansi gjatë një koncerti të fundit të saj.

Muzikantja amerikane, e njohur më së shumti për këngën e saj të vitit 2022 “I’m Good (Blue)”, e realizuar në bashkëpunim me DJ David Guetta, po performonte në Nju Jork të dielën e 18 qershor kur një pjesëmarrës i koncertit fluturoi pajisjen drejt saj.

Rexha po performonte në Rooftop në Pier 17 si pjesë e turneut të saj “Best F’n Night of My Life”.

Në videon e xhiruar nga fansat që ka qarkulluar në mediat sociale, këngëtarja e lindur në Brooklyn, por me origjinë shqiptre mund të shihet duke iu afruar para skenës e ndërsa ka bërë me duar shqiponjën, një telefon fluturon nga turma në fytyrën e saj.

Beb më pas bie në gjunjë, me një grup anëtarësh të ekuipazhit nxitojnë në skenë për ta ndihmuar.

Pjesëmarrësit në koncert shpërndanë pamjet e incidentit duke u bashkuar me reagimet dhe mesazhet mbështetjese për këngëtaren në rrjetet sociale.

Linku: https://www.independent.co.uk/arts-entertainment/music/news/bebe-rexha-phone-throw-video-watch-b2360020.html

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CtXABH3OKf3/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==