Shakira ia mohonte, por tashmë Zherard Pike do të bëjë realitet ëndrrën e tij. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se ish-mbrojtësi i Barcelonës do të martohet së shpejti me të dashurën e tij, Klara Kia.
“OkDiario” ka mësuar se çifti ka vendosur të martohet pas rreth një viti lidhje, pasi Pike është i bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur për jetën e tij dhe dëshiron të ketë Klara Kian si partnere të jetës. Gjë që e kishte menduar edhe me Shakirën, por këngëtarja kolumbiane ia kishte refuzuar.
Ish-partnerja e Pike nuk ishte celebruar kurrë me futbollistin, pasi ajo kishte pranuar publikisht se nuk dëshironte që ai ta shihte si “gruaja”, por si “e dashura e jetës”. Pike kishte plane të tjera në këtë aspekt por u dorëzua përpara kërkesës së Shakirës ndonëse kishin dy fëmijë bashkë, derisa çifti u nda.
Tashmë ai mund të bëjë realitet ëndrrën e tij dhe raportohet se kanë gjetur edhe unazën, si dhe kanë vendosur kur do të jetë edhe data e dasmës, që do ta bëjnë publike shumë shpejt. Ndërsa Shakira mbetet në kërkim të partnerit të duhur për të vazhduar jetën.
Linku: https://www.hola.com/us/celebrities/20230612346772/gerard-pique-and-clara-chia-wedding-date/