ShowBiz

Goditi me telefon Bebe Rexhën gjatë koncertit, i akuzuari shokon me deklaratën

Një 27-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar në lidhje me sulmin me celular ndaj Bebe Rexhës.

Këngëtarja 33-vjeçare e “I’m Good (Blue)” ishte duke performuar në Nju Jork kur një pjesëmarrës i koncertit lëshoi pajisjen nga turma, duke e goditur atë në fytyrë.

Këngëtarja u rrëzua përtokë dhe u dërgua në spital ku mori qepje mbi syrin e majtë.

The Independent tani ka konfirmuar se sulmuesi i dyshuar është një djalë i quajtur Nicolas Malvagna nga New Jersey.

The Independent mori gjithashtu një kopje të akuzës së Malvagna, e cila përfshinte detaje rreth incidentit të supozuar.

Sipas ankesës, Malvagna i tha një oficeri policie të Nju Jorkut në vendngjarje: “Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes sepse do të ishte qesharake”.

Malvagna përballet me dy akuza për sulm, një akuzë për ngacmim të rëndë, një akuzë për tentativë sulmi. Ai do të dalë në gjykatë më 31 korrik.

Këtë të hënë këngëtarja u tregoi fansave në Instagram lëndimet e saj, ku përfshihej edhe një sy i zi.

33-vjeçarja ndau dy selfie krahas mbishkrimit, “Jam mirë”.

Linku: https://www.independent.co.uk/arts-entertainment/music/news/nicolas-malvagna-bebe-rexha-fan-charged-b2360612.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Csq0gdVpMvb/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==