ShowBiz

Njerëzit po e cilësojnë veshjen e Kim-it si ‘më të keqen e të gjitha kohërave’

Shfaqja e parë e modës e Pharrell Williams si dizajner i Louis Vuitton për koleksionin e meshkujve ishte vërtet një ngjarje e madhe, por edhe veshja e Kim Kardashian nuk mbeti jashtë vëmendjes.

Pak para se të ndalemi të krijimtaria e Pharrell, përqendrohemi pak çaste te veshja e Kim-it, e cila është në qendër të komenteve në Twitter.

Kim u shfaq e veshur me një palë reçipeta sportive, streçe në po të njëjtin dizajn dhe me një çantë rreth belit që një Zot e di se ç’funksion ka.

“Mendova se ishte një statujë dylli,” shkroi dikush. “Kim, ndërro stiliste,” tha një tjetër.

Kardashian iu bashkua disa prej yjeve më të mëdhenj të Hollivudit – duke përfshirë Zendaya, Beyoncé dhe Rihanna – për të parë shfaqjen e parë të Pharrell Williams si dizajner i koleksionit të meshkujve në LV.

Linku: https://pagesix.com/2023/06/20/fans-rip-kim-kardashians-worst-look-of-all-time-its-giving-minecraft/

Foto: https://www.instagram.com/kimkardashian/