ShowBiz

Fansat zbulojnë gjinin e bebit të Rihannës, ky detaji nxiti dyshimet

Rihanna zbuloi përmes spektaklit të magjishëm të “Super Bowl” se ishte në pritje të ëmbël për herë të dytë.

Ky lajm befasoi jo pak fansat e saj, të cilët nuk ishin fare në dijeni të shtatzënisë së dytë të artistes.

Këngëtarja dhe partneri i saj A $AP Rocky janë shumë hermetikë për sa i përketë jetës së tyre private.

E ndërsa edhe pak muaj kanë ngelur që bebushi i dyshes së njohur të vijë në jetë, Rocky ka ndarë me ndjekësit një detaj përmes së cilit mund të zbulojë gjinin e fëmijës së tyre.

Në Ditën e Baballarëve, reperi ka poblikuar një video teksa lan dhëmbët me një pastë në ngjyrë rozë.

Ky detaj nuk u ka shpëtuar aspak ndjekësve të cilët kanë shpërthyer në komente duke aluduar se ylli i muzikës mund të jetë në pritje të një vajze.

“Videoja e tij e parë po na tregon se Rriri është në pritje të një vajze”, shkruan një komentues.

“Pasta e dhëmbëve ngjyrë rozë dhe kapuçi po më tregon se është e sigurt që po presin një vajzë”, shkroi një tjetër fans.

“A supozohet që videoja e parë të zbulojë gjininë e bebit?”, shtoi dikush.

“Pasta ngjyrë rozë është një provë që ata do të bëhen me vajzë”, tha një tjetër.

Linku: https://people.com/rihanna-fathers-day-tribute-asap-rocky-7547130

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CtyWhdfNjGQ/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==