Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin tonë. Një 23 vjeçar nga Mallakastra është arrestuar tri dite më parë në Përmet pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një minorene 12-vjeçare nga qyteti i Përmetit.
Menjëherë ajo ka lajmëruar të atin që e kishte në Greqi pasi prindërit i ka në emigracion dhe vetë jeton me gjyshen.
I ati e ka çuar të bijën 12-vjeçare për kontroll ne spitalin e Përmetit e aty ka mësuar se minorenia ka qenë shtatzënë në muajin e dytë.
Vetë fëmija ka treguar emrin e personit që kishte pasur raporte me të e më pas Policia e Përmetit ka bërë arrestimin e tij.
Deri më tani Policia e Përmetit e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje për shkak të përfshirjes së minorenes në të.
Nuk dihet nëse raporti intim ka qenë në kushtet e përdhunimit apo të dëshirës së vetë minorenes.
Linku: shqiptarja
Burimi i fotos: pexele.com