ShowBiz

Më në fund, Arbana Osmani poston foton e parë nga dasma e saj e ëndrrave

Arbana Osmani dhe Eduart Grishja kanë qënë kryefjala e këtyre ditëve.

Pas disa vitesh së bashku çifti shumë i dashur i publikut kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni në Toskanë, Itali.

Edhe pse kurioziteti i publikut ishte shumë i madh, për të ditur se si dukej dyshja e njohur në ditën e tyre më të lumtur, çifti kishte vendosur të ishte i rezervuar deri më tani.

Pak minuta më parë më në fund moderatorja e njohur ka postuar një foto nga ceremonia ku shihet së bashku me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.

Këtë postim ajo e ka shoqëruar me një shkrim të gjatë teksa përshkruan emocionet e asaj dite të veçantë për ta.

“Bashkë ne të dy. Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi.
Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq.

Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.
Faleminderit Zotit për gjithçka.
Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë”, shkruan moderatorja.

Linku: https://www.instagram.com/p/Ct1CD7HIeVf/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ctt94wtIln6/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==