Sipas Meteoalb, dita nis me mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Herë pas here do të shfaqen vranësira më të shumta në skajin verior duke sjellë reshje shiu.
Pasditja dhe nata do të shtojnë reshjet pothuajse në pjesën më të madhe të zonave lindore. Mot të kthjellët dhe me diell do të ketë kryesisht edhe në mesditë në vijën bregdetare.
Temperaturat e ajrit do të regjistrojnë vlerën minimale 16 gradë Celsius ndërsa maksimalja 36 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h.
Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-23-qershor-2023/
Foto: Freepek.com