Almeda Abazi pak javë më parë ka qënë e ftuar në emisionin “S’e luan topi”.
Teksa tregonte historinë e jetës së saj, me tërë momentet e lumtura dhe ato të vështira, Almeda bëri një deklaratë të papritur për të afërmit nga i ati i ndjerë.
Ajo tregoi se pas vdekjes së babait nuk ka ruajtur kontakte me njerëzit e tij dhe se madje i ka takuar vetëm një herë pas lindjes së të birit, Efe.
Kjo deklaratë sigurisht nuk kishte si të mos i përmendej kushërirës së saj, Ajsel Abazi.
Teksa realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit, Ajsel u pyet nga njëri prej tyre se si janë marrëdhëniet mes saj dhe Almedës pas deklaratës.
Sipas Ajsel marrëdhëniet i kanë pasur dhe i kanë shumë të mira dhe madje shtoi se deklarata e Almedës është keqkuptuar, por nuk i takon asaj të jap një shpjegim.
Linku:https://www.instagram.com/stories/ajselgrezda/3131656397242419606/
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/CU5YzzRoRwf/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==