Sport

Neymar shfaqet me të dashurën si familje

Neymar, Davi Lucca dhe Bruna Biancardi, si një familje janë shfaqur së fundmi së bashku në publik. Kjo dalje vjen pas ndjesës që futbollisti i kërkoi partneres shtatzënë për tradhti.

Ylli brazilian mori pjesë në një mbrëmje gala bamirësie të organizuar nga intitucioni me emrin e tij. Bruna e cila është në pritje të fëmijës së dytë të Neymar dukej shumë bukur me një fustan të zi.

‘Bru. Unë po e bëj këtë për ty dhe familjen tënde. Po arsyetoj të pajustifikueshmen. Nuk ka nevojë për të. Por unë kam nevojë për ty në jetën time. E pashë sa u ekspozove, sa vuajte me gjithë këtë dhe sa shumë do që të jesh pranë meje. Dhe unë pranë teje.
Kam gabuar me ju të gjithë. Guxoj të them se gaboj çdo ditë, brenda dhe jashtë fushës. Gabimet në jetën personale i zgjidh vetëm unë në shtëpi, në intimitetin me familjen dhe miqtë… E gjithë kjo preku një nga njerëzit më të veçantë në jetën time. Gruan që ëndërroj të kem pranë meje, nënën e fëmijës sim. Ka prekur familjen e saj, që është familja ime sot. Ajo preku atë në një moment kaq të veçantë që është shtatzënia.

Bru, unë tashmë të kërkova falje për gabimet e mia, për ekspozimin e panevojshëm, por ndihem i detyruar të kërkoj falje edhe publikisht. Nëse një çështje private është bërë publike, falja duhet të jetë publike. Nuk mund ta imagjinoj jetën pa ty. Nuk e di nëse do ia dalim, por SOT ji e sigurt që dua të provoj. Qëllimi ynë do të mbizotërojë, dashuria për fëmijën tonë do të fitojë, dashuria për njëri-tjetrin do të na bëjë më të fortë. GJITHMONË NE. Të dua,”-postimi i futbollistit disa ditë më parë ku i kërkoi ndjesë të dashurës.

Linku: https://stylecaster.com/entertainment/celebrity-news/1249119/neymar-girlfriend/

Foto:

https://www.instagram.com/p/CtSIGdJucmD/