Ylli amerikan Selena Gomez, me rastin e përfundimit të xhirimeve për filmin e ardhshëm “Emilia Perez”, ka bërë një postim të ri në rrjetet sociale duke zbuluar disa momente nga xhirimet.
“Faleminderit Paris që je shtëpia ime për dy muaj! E dashuron çdo moment”, ka shkruar aktorja dhe këngëtarja e dashur, vetëm disa ditë pasi u njoftua se së shpejti do të punojë me Jordan Peele.
“Puna në këtë film ka ndryshuar tërësisht jetën time. Mezi pres të ndaj më shumë së shpejti! Ju dua të gjithëve”, përfundoi ajo.
Emilia Perez i shkrimtarit-regjisorit francez Jacques Audiard ndjek një bos droge meksikan të luajtur nga aktorja transgjinore braziliane Karla Sofia Gascón. Ajo i nënshtrohet një ndryshimi gjinie për t’u bërë, “gruaja që gjithmonë ëndërronte të ishte” dhe për të filluar një jetë të re larg biznesit vdekjeprurës.
Sipas “Daily Mail”, roli i Gomez po mbahet sekret pasi ajo luan me Zoe Saldana dhe Edgar Ramirez.
Gjithashtu më 8 gusht, aktorja e njohur do të rikthehet si Mabel Mora për sezonin e tretë të serialit “Vetëm vrasje në ndërtesë”.
Linku: https://www.imdb.com/news/ni64131527/?ref_=nws_nwr_li