Stili jetesës së personave të famshëm shpeshherë na bën të ëndërrojmë për jetën që bëjnë, por kjo nuk do të thotë se çdo gjë shkon mirë për ta. Së fundmi, ikona e muzikës botërore, Adele , në mënyrë të guximshme tregoi për të gjithë ndjekësit e saj se është duke u përballur me një infeksion bakterial në lëkurë, për të cilin ajo nuk kishte dëgjuar kurrë më parë, por që shfaqet shpesh në verë.
Sipas Adele ky infeksion mund t’i jetë shkaktuar nga djersitja dhe prania e dritave intensive të skenës, gjatë performancës së saj në “The Colosseum” në “Caesars Palace”.
Sipas mjekëve ky lloj infeksioni bakterial është i predispozuar të prekë zonën e ijeve , duke përfshirë pjesën e sipërme të kofshëve, vithet, por edhe pjesën e poshtme të barkut.
Ndërsa interpretonte, Adele e trajtoi gjendjen e saj shëndetësore me nota humori duke ju drejtuar fansave se i nevojitej një peshqir nga djersitja e shumtë. Madje, në një festë në Republikën Domenikane, ku këndoi për katër orë ajo u frikësua nga ngjirja e zërit. Megjithatë duket se ajo po mësohet me gjendjen e re të lëkurës dhe ka bërë paqe me veten derisa t’i kalojë.
Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/music/2023/01/05/63b72f4c268e3ef7208b4596.html
Foto:
https://www.instagram.com/p/Ct5slmOOSq1/?hl=en