Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë vendin por pas mesdite pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit ku në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, herë pas here priten edhe rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Në mbrëmje dhe gjatë natës do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke rikthyer kthjellimet në të githë vendin.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior -Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.
Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-25-qershor-2023/
Foto: Freepek.com