ShowBiz

Selena Gomez fotografohet e shqetësuar

Selena Gomez është kthyer nga Parisi dhe duket e hutuar. Ylli i “Only Murders in the Building” dukej e shqetësuar në fotot e bëra teksa sapo përfundoi një darkë në Nobu Malibu në Kaliforni. 30 vjeçarja, kishte një shprehje të shqetësuar në fytyrën e saj ndërsa u nda nga miqtë e saj.

Ish-ylli i Disney Channel ishte veshur me një triko me vija të gjata mbi një bluzë të bardhë dhe pantallona.

Page Six ka kontaktuar me përfaqësuesin e Gomez për të komentuar se pse aktorja u shfaq e shqetësuar, por ende nuk kanë marrë përgjigje. Kujtojmë se Gomez së fundmi u kthye nga një udhëtim dy-mujor në Francë, ku filmoi “Emilia Perez”, filmin e saj të ardhshëm me Zoe Saldaña.

Faleminderit Paris që je një shtëpi për mua për dy muaj! Puna në këtë film ka ndryshuar plotësisht jetën time’- shkroi ajo në Instagram.

Sa i përket përditësimeve të jetës së dashurisë, këngëtarja “Lose You to Love Me” sqaroi në një video të TikTok në fillim të këtij muaji se ajo është beqare. Thashethemet u përhapën në mars se Gomez po takohej me ish-anëtarin e One Direction, Zayn Malik , por ajo nuk iu përgjigj spekulimeve. Para atyre raporteve, ajo ishte e lidhur me Drew Taggart.

Linku: https://pagesix.com/2023/06/24/selena-gomez-looks-uneasy-after-wrapping-up-dinner-in-malibu/

Foto: https://www.instagram.com/selenagomez/