Një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme është të përmirësoni mënyrën e të ushqyerit. Një nga vaktet ku ndryshime të vogla sjellin një ndikim të madh pozitiv në shëndet është ai i mëngjesit.
Fillimi i ditës duke ngrënë mëngjes është një hap i parë shumë i mirë. Një mëngjes i shëndetshëm ju jep energjinë e duhur për të filluar ditën dhe për të përvetësuar vitamina dhe minerale të rëndësishme.
Shtimi i pak proteine, si vezët, në vaktin tuaj të mëngjesit është një bonus tjetër i shëndetshëm. Proteina siguron një ndjenjë ngopjeje dhe frenon urinë gjatë ditës. Kjo është ndihmuese edhe për ata që po përpiqen të humbasin peshë. Vezët janë një burim shumë i mirë për proteina me cilësi të lartë, bashkë me 13 vitamina dhe minerale thelbësore.
Gjithashtu mund të shtoni dhe disa lugë gjizë për t’u dhënë vezëve një pamje më kremoze. Por më me rëndësi, përmirëson sasinë e kalciumit, një lëndë ushqyese e nevojshme për kocka të forta. Përtej përfitimeve në kocka, kalciumi ndihmon dhe sistemin nervor në dërgimin e mesazheve dhe ndihmon në kontraktimin e muskujve.
Çdo herë që mund të përfshini dhe perime në një recetë bëjeni pa u menduar gjatë. Perimet, bashkë me frutat, sigurojnë një numër lëndësh ushqyese që shpesh mungojnë në dietën tonë, duke përfshirë folatet, magnezin, kaliumin, fibrën dietike dhe vitaminat A dhe C.
Ngrënia në mënyrë të shëndetshme nuk ka të bëjë me privimin e ushqimeve, por ka të bëjë me zgjedhjet më të zgjuara ushqimore, hapa pas hapi.
Linku: https://www.everydayhealth.com/healthy-living-photos/10-ways-to-improve-your-morning-routine.aspx
Foto: Freepek.com