Lifestyle

Mësoni disa nga sekretet për të rritur të lumtur një fëmijë autik

Jepuni fëmijëve tuaj strategji të përballimit, vlerësoni tiparet e tyre autike dhe mos i shtyni ata shumë larg zonës së tyre të rehatisë

Dijeni se autizmi i fëmijës suaj është pjesë e asaj që ai është. Kjo nuk e bën atë më pak të vlefshëm. Inkurajimi i fëmijës suaj që të sillet në mënyrë jo autike nuk do të rrisë shanset e tij për të qenë i lumtur dhe i suksesshëm.

Lumturinë tek ata do ta përcillni duke e pranuar atë për atë që është.

Jini të vetëdijshëm për dallimet shqisore të fëmijës suaj. Fëmijët autik mund të përpunojnë tingujt, aromat, shijet, teksturat, prekjen dhe dritën ndryshe. Kështu që ju duhet të rregulloni mjedisin në të cilin ata rrinë në vend që të prisni që ata të përballen. Jepuni kufje për anulimin e zhurmës në vende me zhurmë.

Krijoni një hapësirë të qetë ku ata mund të tërhiqen nëse shqetësohen nga zhurmat.

Mos i detyroni të veshin rroba, tekstura e të cilave është e dhimbshme për ta.

E nëse i urrejnë festat e ditëlindjeve, mos i detyroni të shkojnë.

Mundohuni të kufizoni ankthin. Ofroni strukturë (oraret vizuale) dhe rutinë (bëni të njëjtën gjë për çdo festë) dhe mos i shtyni shumë jashtë zonës së tyre të rehatisë (por shtyjini ato pak nga pak nëse po shihni që po përmirësohen marrëdhëniet e tyre me ambienit që e pret).

Plotësoni vendet bosh që mungojnë. Shpjegoni rregullat e pathëna shoqërore dhe përdorni logjikën: Nuk duhet të bërtisni nëse ata nuk iu binden për diçka që ju mendon se është e duhur për ta.

Shkruani shpjegimin, me pamje vizuale, së bashku me sugjerimet që ju mendoni se do ta bindin.

Vlerësoni tiparet autike.

“Djali im nuk gënjen, ai kurrë nuk është dinak apo manipulues dhe nuk do t’i shkonte mendja të ulte dikë.

Këto janë disa nga arsyet e shumta pse njerëzit e pëlqejnë atë dhe unë jam krenare që jam nëna e tij”, shprehet një nënë që kujdeset tepër për fëmijën e saj autik.

Linku: https://www.theguardian.com/lifeandstyle/2018/mar/24/the-secret-to-raising-happy-autistic-child

Burimi i fotos: freepik.com